Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak gjendja gripale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, raportohet të jetë se kryedemokrati është i sëmurë me virozë. I pranishëm ishte vetëm një nga avokatët e tij, Ledio Nuraj, i cili ka bërë me dije se Berisha nuk mund të paraqitej për shkak të gjendjes shëndetësore.

The post Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak gjendja gripale appeared first on Lapsi.al.