Dosja “Partizani”, Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata “detyrim paraqitje”.

Burime bëjnë me dije se arsyeja e mungesës lidhet me probleme shëndetësore.

Më konkretisht, kryedemokrati raportohet se po kalon një situatë viroze, që e ka detyruar të qëndrojë i tërhequr nga angazhimet publike ditën e sotme.

Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga selia blu apo nga avokatët e tij.

Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në një proces të hapur hetimor dhe është subjekt i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

 

The post Dosja “Partizani”, Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore appeared first on GIJOTINA.