35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës me armë zjarri, dërgohet me urgjencë te Trauma (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, ku një shtetas 35-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri brenda apartamentit të tij.

Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari Arnaldo Matodashaj është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

35-vjeçari rezulton me precedentë penal. Në 2023 ai ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e drejtuar nga ai iu gjet një armë.

Njoftimi i policise

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

The post 35-vjeçari tenton t’i japë fund jetës me armë zjarri, dërgohet me urgjencë te Trauma (Emri) appeared first on GIJOTINA.