Shtyhet seanca për Erion Veliajn, mungon në gjyq “ushtari” i tij në arrest shtëpie

Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për të martën në orën 11:30. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në këtë seancë ishte parashikuar që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të paraqiste në gjykatë raportin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve.

Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

gijotina.com/

The post Shtyhet seanca për Erion Veliajn, mungon në gjyq “ushtari” i tij në arrest shtëpie appeared first on GIJOTINA.