Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan pasditen e djeshme përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.
Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së, flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. Policia tërhoqi me forcë flamujt nga stadiumi dhe largoi tifozët me bluzat e UÇK-së.
Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Siguria private dhe policia u përplasën me tifozët, ku nuk mungoi tensioni. Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).
The post Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF appeared first on Lapsi.al.