Rinumërimi në Dibër/ Përparim Spahiu me 49 vota tepër në Dibër

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rinumëroi sot 42 kutitë e qarkut të Dibrës. Nga rinumërimi rezultoi që grupet e numërimit të herës së parë i kanë hequr 17 vota Xhemal Gjunkshit, ndërsa Përparim Spahiut i kanë shënuar 49 vota tepër.

42 kutitë e Dibrës u hapën me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet.

Numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark.

Gjunkshi vjen pas Spahiut në listë të hapur i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.

Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:

Alketa Agolli -10 vota

Basir Çollaku 8 vota

Xhemal Gjunkshi -17 vota

Përparim Spahiu 49 vota

Ismail Uka -4 vota

Ndërsa rezultati fillestar ishte:

Xhemal Gjunkshi 6125

Basir Çollaku 5254

Alketa Agolli 1549

Ismail Uka 1511.

The post Rinumërimi në Dibër/ Përparim Spahiu me 49 vota tepër në Dibër appeared first on Lapsi.al.