Letoni-Shqipëri, vendasit barazojnë shifrat në fundin e pjesës së parë (NDIQE ZHVILLIMIN E NDESHJES LIVE)

Letoni-Shqipëri, pjesa e parë

49’- Gol Letonia 1-1! Barazohen shifrat. Shpërblehet këmbëngulja e vendasve, të cilët gjejnë barazimin me anë të kapitenit Cernomodrijs. Gjuajtja me kokë e mbrojtësit, nuk ndalet dot nga Strakosha.

45′- Akordohen 5 minuta shtesë!

41’- Hoxha spastron zonën, pas një krosimi të Ciganiks.

40’- Ndërhyrje e gabuar nga Ismajli në hyrje të zonës. Mundësi e mirë për Letoninë.

39’- Mundësi shumë e mirë për Qazim Laçin. Mesfushori rrotullohet në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por ndalet nga Balodis.

36’- Pranë golit të dytë Shqipëria. Asllani provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e cila shkon ngjitur me shtyllën.

29’- Goooool Shqipëria 0-1! Zhbllokohet sfida. Kuqezinjtë kalojnë në avantazh. Pas një rrëmuje në zonë, përfiton Rey Manaj, i cili e dërgon në rrjetë.

The post Letoni-Shqipëri, vendasit barazojnë shifrat në fundin e pjesës së parë (NDIQE ZHVILLIMIN E NDESHJES LIVE) appeared first on www.lexo.al.