Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për viktima dhe disa të plagosur

Një sulmi me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Mediat e huaja raportojnë se ka të paktën tetë viktima dhe disa të plagosur, megjithatë këto nuk janë shifra nuk janë konfirmuara ende nga autoritetet lokale.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).
Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Autoritet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.

The post Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për viktima dhe disa të plagosur appeared first on www.lexo.al.