Mbërrin në Portin e Durrësit anija “Moliva” që transporton 2100 ton mbetje toksike

Anija e cila dyshohet se transporton mbetje toksike është ankoruar në radë të Portit të Durrësit.

Anija “Molive” është ankoruar rreth 1.5 milje larg Portit të Durrësit. “Moliva” raportohet se mban 200 kontenierë dhe dyshohet me mbetje të rrezikshme.

Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta.

Pluhuri i dyshur, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Deri më tani, Qeveria ka tentuar ta fshehë përgjegjegjësinë, teksa ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me mbetjet e rrezikshme.  Pak ditë më parë, drejtuesi i organizatës mjedisore “Basel Action Network” (BAN), me qendër në SHBA, iu drejtoi një letër të dytë ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro Furxhi, dhe koordinatores për Konventën e Bazelit në Shqipëri, Elvana Ramaj, ku iu bëri thirrje për transparencë në procesin e hapjes dhe testimit të kontejnerëve me mbetje.

Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga organizata mjedisore “Basel Action Network”, e cila ngriti alarmin se një anije gjigante kontejnerësh e linjës “Maersk” u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë nga ajo tek autoritetet vendase.

Më pas u zbulua se mbetjet e dyshuara si të rrezikshme ishin prodhuar nga gjiganti metalurgjik “Kurum” dhe janë eksportuar nga kompania “Sokolaj shpk” në Durrës, në bashkëpunim me G.S. Minerals në Kroaci.

Tajlanda, destinacioni i mbërritjes, refuzoi importin pas sinjalizimit për mbetjet e rrezikshme, të cilat ishin nisur nga Durrësi në fillim të korrikut dhe që besohet se vijnë nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike.

Gjatë ditës së djeshme përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, kanë protestuar në hyrjen para portit.

The post Mbërrin në Portin e Durrësit anija “Moliva” që transporton 2100 ton mbetje toksike appeared first on GIJOTINA.