Hidhet nga lartësia, humb jetën i riu në “Qytetin Studenti”, vdes edhe 14-vjeçari që ra nga tarraca

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Qytet Studenti” në Tiranë, ku një 30-vjeçar është hedhur nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Bëhet me dije se po  punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Ndërkohë ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari i cili një ditë më parë është rrëzuar nga tarraca një pallati në zonën e Yzberishtit.

Sipas policisë, i mituri ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij. Pas ngjarjes ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.

Ndërkohë, blutë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

“Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

gijotina.com/

The post Hidhet nga lartësia, humb jetën i riu në “Qytetin Studenti”, vdes edhe 14-vjeçari që ra nga tarraca appeared first on GIJOTINA.