Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë – Durrës

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës, pranë fshatit Marikaj.

Sipas pamjeve të siguruara nga LSA, në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar. Policia po vijon me hetimet dhe detaje të tjera priten ne vijim.

The post Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë – Durrës appeared first on Lapsi.al.