Makina me 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet shoferi, “merr në qafë” edhe 4 policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ditën e djeshme ka kryer një operacion kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë të cilit është zbuluar një sasi droge në një automjet.

Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për rreth 6 kilogramë heroinë. Në kuadër të këtij aksioni, bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe gjithashtu edhe 4 punonjës policie të kufirit , mes tyre edhe një përgjegjës turni për shpërdorim detyre.

Siç u raportua një ditë më parë, droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi.

Çështja mësohet se ka qenë nën hetim prej rreth 2-3 vitesh, pasi dyshohej për disa persona të lidhur me transportimin e lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit se këta persona do të kalonin në Kapshticë, janë ndaluar në pikë kufitare, ku edhe iu është gjetur droga.

gijotina.com/

The post Makina me 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet shoferi, “merr në qafë” edhe 4 policë appeared first on GIJOTINA.