Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, Manaj humbet penalltinë

Po luhet në ‘Air Albania’ sfida Shqipëri-Serbi, e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Prej mesditës kryeqyteti është veshur kuqezi, ndërsa tifozë të shumtë kanë krijuar atmosferë elektrizuese.

Pjesa e parë e sfidës është mbyllur në barazim pa gola. Rei Manaj humb shansin e artë në minutën e fundit, duke humbur penalltinë e fituar nga Elseid Hysaj. Topi i gjuatur nga kuqezinjt u prit nga portieri serb Petrovic.

The post Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, Manaj humbet penalltinë appeared first on Lapsi.al.