Incident në takimin e Ramës në Nju Jork! Siguria nxjerr jashtë me forcë ‘mbështetësit e Berishës’

Një incident u shënua në takimin e kryeministrit Rama ditën e sotme në Nju Jork me shqiptarët e diasporës.

Dy qytetarë, që duket se duhet të ishin mbështetës të Berishës, hynë në sallën ku po mbahej takimi dhe nisën të bërtisnin. Në një moment njëri e quajti Ramën hajdut.

U desht ndërhyrja e sigurisë për të shmangur ndonjë incident pasi të tjerë shqiptarë u afruan për ti nxjerrë jashtë dy ‘të paftuarit’.

Edhe para takimit një grup i vogël qytetarësh organizuan një protestë në Neë York, aty ku kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin me diasporën.

gijotina.com/

The post Incident në takimin e Ramës në Nju Jork! Siguria nxjerr jashtë me forcë ‘mbështetësit e Berishës’ appeared first on GIJOTINA.