Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.
Aksidenti është pikasur nga një kalimtarë ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të automjetit ku dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës për ti dhënë ndihmën e parë.
Burime pranë policisë bëjnë se drejtuesi i mjetit me origjinë nga Maqellara ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët dhe sot personi është gjetur në makinë dhe është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë dhe më pas e kanë nis drejt spitalit të traumës për një mjekim më të specializuar. Mendohet se aksidenti mund të ketë ndodhur para tre ditësh!
The post Makina përfundoi në kanal, gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari në “Rrugën e Arbrit” appeared first on GIJOTINA.