Jasir Asani është njëri nga futbollistët që me shumë gjasa do të jetë titullarë ndaj Serbisë. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45.
Mëngjarashi është një nga lojtarët, ku tifozët shpresojnë të jetë në ditën e tij më të mirë dhe të ndëshkojë serbët. Por kur jemi vetëm 1 ditë përpara këtij dueli, ish-i i Partizanit ka bërë një postim të veçantë.
“Moj Shqipni Nan loke ty t’qofsha fal”, ka shkruar Asani, tesa në foto shihet gjatë një seance stërvitore. Asani duket se ka “kopjuar” Mirlind Dakun me tekstin e përdorur, pasi siç dihet disa ditë më parë sulmuesi kishte bërë një postim të tillë, por që e fshiu vetëm pas disa minutash.
The post “Moj Shqipni Nan loke ty t’qofsha fal!” Asani, me postim të veçantë para ndeshjes me Serbinë appeared first on GIJOTINA.