Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Durimi dhe dashuria mposhtin urrejtjen dhe pangopësinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se kjo është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit.

Begaj shtoi se Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.

Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!

Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj.

The post Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Durimi dhe dashuria mposhtin urrejtjen dhe pangopësinë appeared first on GIJOTINA.