Parashikimi i motit, 23 tetor 2024

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mbizotërim të motit të kthjellët pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare të larta transparente përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.

Pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë  e lehtë me drejtim me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi deri 8m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.

The post Parashikimi i motit, 23 tetor 2024 appeared first on GIJOTINA.