Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë. Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kryetari dhe anëtarët e Presidencës së BiH Denis Beqiroviç, Zheljko Komshiç dhe Zheljka Cvijanoviç.
Kjo vizitë e kreut të shtetit zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.
Presidenti Begaj do të takohet edhe me Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto.
The post Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, pritet me nderime ushtarake appeared first on www.lexo.al.