Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohet burri dhe gruaja shtatzënë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugore Lezhë-Shkodër ku për pasoje janë përplasur 3 makina dhe kanë mbetur të lënduar 2 persona.

Sipas informacioneve dy të lënduarit janë burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë.

Ata janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës, teksa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat.

The post Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohet burri dhe gruaja shtatzënë appeared first on GIJOTINA.