Taylor Swift i jep fund miqësisë me Lively pas dramës ligjore

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të aktores me Justin Baldoni.

“Nëse Taylor do të kishte një dëshirë tani, do të ishte që të mos e kishte takuar kurrë Blake,” pretendoi një burim për Daily Mail të enjten.

“Edhe pse ka pasur momente të mira gjatë marrëdhënies së tyre, problemet që lidhen me çështjen Baldoni i kanë tejkaluar ato.”

Kur Swift e rikujton këtë miqësi, ajo “e kupton se nuk ia vlejti gjithë stresi që i solli Blake.” Sipas burimit, ajo tani i sheh të gjitha “flamujt e kuq” që duhej të kishin qenë sinjal paralajmërues.

Këngëtarja e “Lover” thuhet se ndihet e lehtësuar që miqësia ka përfunduar.

“Ajo duroi sjelljet e Blake për shumë kohë sepse është një mike besnike. Por drama e ‘It Ends With Us’ e shtyu më në fund të marrë vendimin.”

Thuhet se Blake  “gjithmonë donte të ishte udhëheqësja e grupit,” dhe artistjs detyrohej ta “qetësonte.”

I dashuri i Taylor Swift, Travis Kelce – i cili kohët e fundit e ka hequr nga Instagrami bashkëshortin e Lively, Ryan Reynolds – raportohet se po ndjek shembullin e saj.

“Taylor dhe Travis janë të neveritur nga Blake dhe Ryan dhe mënyra se si ata tentuan ta përdorin Taylor në konfliktin e tyre me Justin Baldoni,” tha burimi.

Ata thuhet se “po betohen që shkëputja nga çifti i aktorëve është e përhershme.”

Krisja e miqësisë nisi kur Justin Baldoni paditi Livelyn dhe Reynolds për 400 milionë dollarë, duke pretenduar se Lively kishte shfrytëzuar miqësinë e saj me Swift për të fituar kontroll mbi xhirimet e “It Ends With Us.”

Ekipi ligjor i Baldonit gjithashtu pretendoi se avokati i Lively kërcënoi të publikonte mesazhe private mes saj dhe Swift nëse këngëtarja nuk do ta mbështeste publikisht.

Avokati i aktores e mohoi me forcë këtë, duke e quajtur “të pavërtetë dhe të pabazuar në realitet.”

Përfaqësuesi i Swift më herët pati deklaruar se ajo nuk kishte asnjë përfshirje me filmin “It Ends With Us” – nuk ishte në set, nuk ndihmoi me kastin, muzikën apo editimin, dhe nuk e kishte parë filmin deri pas daljes publike, pasi ishte në turne gjatë gjithë viteve 2023 dhe 2024.

Të enjten, ekipi ligjor i Justin hoqi kërkesën për ta thirrur Taylor si dëshmitare, duke thënë se “morënn vullnetarisht” informacionin që u nevojitej.

The post Taylor Swift i jep fund miqësisë me Lively pas dramës ligjore appeared first on Lapsi.al.