E rëndë në Mamurras, 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Varvalak të Kurbinit.

Mësohet se një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në fshatin Varvalak, Mamurras, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte), në banesë, shtetasi S. B., rreth 37 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Mamurras, 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij appeared first on GIJOTINA.