Aksioni i SPAK/ Dëshmia e Nuredin Dumanit: Grupi i Xhevdet Troplinit më i fuqishmi

Zbardhen pjesë nga dosja italiane e goditjes së grupit kriminal të trafikut të drogës me bazë në Durrës. Organizata me shtrirje ndërkombëtare u zbulua nga autoritetet italiane, pas një hetimi të thelluar të udhëhequr nga Prokuroria e Antimafias në Bari, në bashkëpunim me SPAK-un.

Në dosje rezulton se Adi Çoba të jetë drejtuesi i organizatës, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria. Ai siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Çoba i njohur edhe me pseudonimin Bisha koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Grupi u fundos nga dëshmitë e 3 të penduarve të drejtësisë, ku një prej tyre edhe Nuredin Dumani, i cili ka zbardhur rolet e çdo personi të përfshirë në këtë grup që trafikonte drogë. Dumani ka dhënë të dhëna të dobishme për të zbuluar rolin e Adi Çobës, por edhe Elvis Doçit, trafikantit shqiptar të drogës të njohur si “Visi i Pojës”, pasi është nip i Xhevdet Troplinit, i njohur si “Poja”.  Dumani, e tregon Visin e Pojës si një eksponent të lartë në kontekstin kriminal, duke i bashkangjitur edhe xhaxhanë e tij, Xhevdet Troplinin, i cili njihet ndryshe si “Poja”.

“Vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit për trafikun e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje”. Kështu, Altin Dumani ka përshkruar për hetuesit edhe rolin dhe figurën e Xhevdet Troplinit në botën e krimit, për të cilin thotë se grupi i tij është një ndër më të fuqishmit.

Dumani: “Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin VISI. E njoh prej vitesh, që kur isha i vogël, rreth 16-17 vjeç.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Çfarë di për këtë Visi, çfarë bënte?

Dumani: “Visi është një negociator shumë i mirë.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Negociator i çfarë?

Dumani : “Fillimisht për trafikun e heroinës.”

Oficer P.G Gjoni: Në cilin vit?

Dumani: “Flasim për vitet 2010 deri më 2013, ishin më të fuqishmit.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Gjithmonë për heroinë?

Dumani: “Për heroinën.”

P.M. DOKTOR CHIMIENTI: Në cilën periudhë?

Dumani: “2010 – 2013.”

MAJG. CEA: A bënte pjesë në një grup?

Dumani: “Një grup shumë i madh. Është grupi i Xhevdet TROPLINIT.”

Oficer P.G DUKA: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.

Dumani: “Grupi i Xhevdet TROPLINIT, vitet e fundit, është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.”

Oficer P.G GJONI: Për çfarë?

Dumani: “Për trafikun e kokainës dhe heroinës, pastaj për vrasje. Jo vrasje me pagesë.”

The post Aksioni i SPAK/ Dëshmia e Nuredin Dumanit: Grupi i Xhevdet Troplinit më i fuqishmi appeared first on GIJOTINA.