Pas incidentit me fotografin në Cannes, reagon Denzel Washington

Denzel Washington ka shpjeguar pse mungoi në konferencën për shtyp në Festivalin e Filmit në Cannes për filmin e tij të ri, pas një përplasjeje me një fotograf në tapetin e kuq.

Fituesi i dy çmimeve Oscar, 70 vjeç, humbi durimin gjatë premierës së filmit, pasi një fotograf i preku krahun disa herë, gjë që e bëri aktorin të ngrinte zërin dhe t’i drejtonte gishtin në fytyrë fotografit.

Ngjarja çoi në mungesën e dukshme të Washington në aktivitetin promovues të ditës tjetër, të cilin e ndoqën regjisori i filmit, Spike Lee, dhe bashkë-aktori Jeffrey Wright.

Megjithatë, duket se aktori nuk e kishte planifikuar të merrte pjesë në këtë aktivitet që në fillim. Përfaqësuesi i Washington tha për Daily Mail se ai “kishte qenë gjithmonë i planifikuar të hynte dhe të dilte nga Cannes të hënën”.

Aktori aktualisht po interpreton në një prodhim off-Broadway të “Othello”-s, përballë Jake Gyllenhaal.

Më herët ishte raportuar se festivali ndryshoi orarin e aktiviteteve pikërisht për të siguruar që aktori të nderohej me Palmën e Artë Nderi.

“Shtëpia filmike dhe festivali ishin në dijeni prej javësh më parë që ai nuk do të ishte i disponueshëm për konferencën për shtyp për shkak të angazhimeve në teatër,” tha përfaqësuesi i tij për Daily Mail.

Konferenca për shtyp u mbajt të martën në mëngjes, çka e bënte të pamundur pjesëmarrjen e aktorit.

Në event, Spike Lee, 68 vjeç, duket se iu referua mungesës së Denzel, duke thënë:
“Herën e fundit që isha në këtë sallë, më duhej të kërkoja ndjesë për një gabim, por sot nuk do të kërkoj falje për asgjë.”

Lee i referohej momentit kur në vitin 2021, ai zbuloi aksidentalisht fituesin e Palmës së Artë (“Titane”) para njoftimit zyrtar.

Pas bashkëpunimeve me Denzel në filmat Inside Man, Mo’ Better Blues, Malcolm X, He Got Game, dhe tani Highest 2 Lowest, Lee tha se nuk mendon që do të punojnë sërish bashkë.

“Ka qenë një bekim të kemi  filma që njerëzit i duan. Një tjetër bekim. Nuk e di nëse do ta bëjmë sërish,” u shpreh ai.

 

 

The post Pas incidentit me fotografin në Cannes, reagon Denzel Washington appeared first on Lapsi.al.