Zgjedhjet, Meta urdhron nga burgu analizim të rezultatit për çdo qendër në Tiranë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, firmosi sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

I ndodhur në qeli, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta ka publikuar urdhrin që ka firmosur.

E plotë:

“PËR ANALIZIMIN E REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE TË 11 MAJIT 2025 PËR ÇDO NJËSI DHE QENDËR VOTIMI NË QARKUN TIRANË”

1. Secili anëtar i Kryesisë të paraqesë brenda datës 23 Maj 2025, një raport me shkrim mbi aktivitetin elektoral në terren të zhvilluar në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit, qendrat e votimit ku ka punuar dhe rezultatin e tyre, votat personale që ka raportuar dhe reflektimin e tyre në rezultatin përfundimtar.

2. Raport mbi angazhimin personal ditën e votimit më 11 Maj, në Njësinë dhe qendrën e tij të votimit, si dhe në ditët pasuese të numërimit të votave në Njësinë dhe QV e marra përsipër.

3. Raport i posaçëm nga Sekretari për Diasporën mbi aktivitetin e Komisionit të ngritur për verifikimin e votuesve jashtë vendit, votat e identifikuara dhe analizën e rezultatit të votave në diasporë për Qarkun Tiranë.

4. Këto të dhëna të paraqiten te Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, i cili së bashku me Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Z. Edmond Haxhinasto dhe anëtarin e Sekretariatit për Organizimin, Z. Rexhep Ballmi kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin paraprak në bashkëpunim me drejtuesit ose të ngarkuarit e njësive për Qarkun e Tiranës.

5. Më datë 1 Qershor 2025, raportet të analizohen në mbledhjen e Kryesisë.

PRESIDENTI RESIDE ILIR META, PARTIA E LIRISE

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.

The post Zgjedhjet, Meta urdhron nga burgu analizim të rezultatit për çdo qendër në Tiranë appeared first on Lapsi.al.