Aksidentoi për vdekje një të moshuar, arrestohet i mituri në Tiranë

– Një 15-vjeçar është arrestuar në Yrshek pasi ditën e sotme dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar një 82-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Policia njofton se si pasojë e aksidentit 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Gjithashtu materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksidentoi për vdekje një të moshuar, arrestohet i mituri në Tiranë appeared first on Lapsi.al.