Mbyllet numërimi në Tiranë, Xhaçka nxjerr Gjylametin jashtë parlamentit

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Olta Xhacka ka siguruar mandatin me një diferencë të ngushtë përballë Blerina Gjylametit.

Kjo e fundit mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.

Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.

 

The post Mbyllet numërimi në Tiranë, Xhaçka nxjerr Gjylametin jashtë parlamentit appeared first on Lapsi.al.