Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-maili.

Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Më poshtë e-maili përmes të cilit është kërcënuar Osmani.

Në përmbajtjen e e-mailit, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani.

Deri tani, nuk ka detaje shtesë për autorin apo autorët e mundshëm të këtij akti.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.

The post Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani appeared first on Lapsi.al.