Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplaset me autobusin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës”.

Një automjet tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec-Fier.

Nga ky aksident mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, një hetim ka nisur lidhur me rastin nga autoritetet.

The post Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplaset me autobusin appeared first on GIJOTINA.