Safet Gjici lirohet nga qelia

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i dënuar për shperdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, është liruar nga burgu. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit, ku arsyetohet se Gjici ka lënë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaut i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi.

Gjici kishte dorëzuar kërkesën për lirimin nga burgu në Gjykatën e Elbasanit, duke përdorur si argument gjendjen e tij shëndetësore. Avokati i tij ka pretenduar se Gjici vuan nga një zmadhin i aortës dhe diabet i formës së rënduar. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por gjendja psikologjike ia ka rënduar simptomat.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

The post Safet Gjici lirohet nga qelia appeared first on GIJOTINA.