Kosovë, dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit

Në Kosovë ka dështuar për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit. Në seancën e kësaj të hënë sërish nuk pati vendimmarrje për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë, të kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse pati një konsultim të kryesuesit të seancës Avni Dehari me përfaqësuesit e partive politike, prej kësaj nuk pati ndonjë rezultat konkret.

Ndërkohë, seanca e radhës ku deputetët do të përpiqen të konstituojnë Kuvendin do të zhvillohet më 21 maj.

The post Kosovë, dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit appeared first on GIJOTINA.