Hetimet ndaj Erion Veliajt, paraqitet në SPAK Ajola Xoxa

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme.

Ajola Xoxa ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00 në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit para prokurorëve të posaçëm më 5 Maj, ku edhe iu komunikua një akuzë e re, atë të fshehjes së të ardhurave.

Gjithashtu, Ajola është nën hetim për akuzat: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë); “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

The post Hetimet ndaj Erion Veliajt, paraqitet në SPAK Ajola Xoxa appeared first on GIJOTINA.