Berisha tregon shënimin e lënë sot në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ashtu si herët e tjera, Berisha dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, ku tregoi dhe shënimin e lënë sot për kryeprokurorin Altin Dumani.

“Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit.”, tha Berisha.

The post Berisha tregon shënimin e lënë sot në SPAK appeared first on Lapsi.al.