Bozdo: Enver Hoxha do t’i kishte zili rezultatet e PS në Greqi

Eno Bozdo, i deleguari politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, shprehet se rezultatet e Partisë Socialiste në Greqi janë aq të larta, sa që edhe Enver Hoxha do t’i kishte pasur zili.

Me një 90% të votave për PS dhe vetëm 5-7% për PD, Bozdo kritikon mungesën e imagjinatës dhe transparencës në procesin zgjedhor, duke e cilësuar si një dhunim të drejtave të emigrantëve që u nisën për t’i dhënë një mundësi të barabartë atyre.

Reagimi i plotë:

Edhe E. Hoxha do t’i kishte zili rezultatet e Partisë Socialiste, në kutitë e Greqisë!

PS merr rregullisht rreth 90% të votave, ndërsa PD 5% deri 7%!

Mirë që e kanë manipuluar tërësisht këtë proces, por pse kaq pa fantazi? Mund ta kishin mbajtur pak dorën, sa për ta bërë më të.pranueshëm procesin. Apo “..vetëm përpara..”.

Gjithsesi është një mjerim të shohësh këtë proces që ka degjeneruar kaq rëndë, që u nis në respekt të vëllezërve dhe motrave tona në emigracion dhe përfundon në dhunim të tyre!

The post Bozdo: Enver Hoxha do t’i kishte zili rezultatet e PS në Greqi appeared first on GIJOTINA.