Nga Gjermania raportojnë se Njukasëlli ka përparuar me idenë për Sanenë

Kristian Falku i Bildit raporton se Njukasëlli dhe Saneja po shqyrtojnë mundësinë për të vijuar rrugëtimin bashkë. 29-vjeçari, i hapur ndaj idesë së ritkhimit në Angli, thuhet se ka ndryshuar qëndrim për kontratën, duke lejuar të kalojë afati i vendosur nga kampionët e Bundesligës për të marrë një vendim për rinovimin.

Kjo shtyrje ka qenë e qëllimshme pasi edhe vetë francezi duket se po synon një rikthim në Premier Ligë. Pas pritjes me shpresë, atij nuk iu ofruan kushtet e përmirësuara që kërkonte.

Saneja ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën e suksesshme të Bajernit këtë sezon, me 11 gola dhe pesë asistime në 29 paraqitje në kampionat.

The post Nga Gjermania raportojnë se Njukasëlli ka përparuar me idenë për Sanenë appeared first on www.lexo.al.