Aksident në aksin Laç-Patok, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Laç-Patok, një i plagosur appeared first on Lapsi.al.