U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në spital i moshuari (Emri)

Ndërron jetë 80 vjeçari i cili disa ditë më parë është dhunuar fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij, në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, pse nuk i dhanë birra.

Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve dhe që nga fundjava e kaluar ishte në intubim.

Ai kishte marrë goditje grushtash e shkelmash në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare mori lëndime, por pa rrezik jete.

Policia e arrestoi Nukajn menjëherë pas krimit dhe ai ndodhet në paraburgim, me masën arrest me burg.

Njoftimi i policisë:

Fier

Ka vdekur 80 vjeçari i cili disa dite me pare eshte dhunuar fizikisht sebashku me bashkshorten e tij, nderkohe kapet dhe vihet në pranga autori. Ngjarja ka ndodhur ne Povelce te Fierit

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit. por ka vdekur sot ne spitalin rajonal Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier,

Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimes N.R, shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen Ndërsa shtetasja A.R bashkshortja e tij pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.

Per kete ngjarje materialet procedurale i jane referuar Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.ku per autorin eshte dhene dhe masa e sigurise burg pa afat

 

The post U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në spital i moshuari (Emri) appeared first on GIJOTINA.