Ukrain dhe Rusia arrijnë marrëveshje në Stamboll, për shkëmbimin e mbi një mijë të burgosurve të luftës.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka dhënë një konferencë për gazetarët ukrainas pasi bisedimet me Rusinë kanë përfunduar, shkruan BBC.
“Kemi diskutuar çështjen e armëpushimit. Dhe çështjen e shkëmbimeve të të burgosurve. Rezultati është shkëmbimi i 1,000 personave për 1,000. Ky është rezultati i takimit tonë. Data është caktuar, por nuk do të bëhet publike, tha ai.
Umerov tha gjithashtu se u diskutua një takim i mundshëm midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin dhe se së shpejti do të njoftohet një njoftim për një raund të ri të mundshëm bisedimesh.
The post Shkëmbehen mbi një mijë të burgosur lufte/ Ukraina dhe Rusia arrijnë marrëveshjen në Stamboll appeared first on www.lexo.al.