Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha e ka mendjen të njollosë imazhin e vendit, teksa të premten e 16 majit, në Tiranë do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Beqiri u shpreh se në protestën e Berishës, do shkojnë anti-shqiptarët.
Beqiri shtoi se policia duhet të jetë në lartësinë e duhur.
“Tek ky samit, me të rëndësishmit, në një situatë të tillë, do bëjë protestë, është e pacipë në çdo aspekt. Do shkojnë anti-shqiptarët. Është e dënushme ligjërisht. Në atë moment, nëse e merr fjalën kryeministri i Anglisë, në atë moment ulërin me tamponet e tua në miting, konsiderohet skandal. Policia nesër duhet të jetë në lartësinë e duhur. Të shkojë larg samitit, nuk e lë policia të shkojë atje. Është non grata, ka kryer krime dhe korrupsion të lartë shtetëror, është futur në gjak me shqiptarët”, theksoi ai.
The post “BE në Tiranë, historike për Shqipërinë”/ Idajet Beqiri: Berisha e ka mendjen të njollosë imazhin e vendit appeared first on www.lexo.al.