Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar orët e para të mengjesit në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’, në periferi të Tiranës.
Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit 23-vjeç dhe pasagjeri 18-vjeç.
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.”, njoftoi policia.
Njënhetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
The post Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, dy të rinj humbin jetën appeared first on GIJOTINA.