“Vendin e kanë të garantuar”, FSHF jep lajmin e madh për tifozët e Kombëtares mbi biletat e sfidës me Serbinë

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

Vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme!

The post “Vendin e kanë të garantuar”, FSHF jep lajmin e madh për tifozët e Kombëtares mbi biletat e sfidës me Serbinë appeared first on GIJOTINA.