Në qarkun e Tiranës ka filluar numrimi i votave preferenciale për secilin kandidat.
Kështu në radhët e Partisë Socialiste nga 120 kuti të numëruara, kryeson Blendi Gonxhja me 5333 vota.
I dyti renditet ish ministri Fatmir Xhafaj me 2123 vota, ndërsa i treti Ornaldo Rakipi me 1366.
Siç shihet nga renditja e publikuar nga KQZ, deri tani Rakipi ka kaluar edhe deputetin veteran të PS, Erion Braçe, i cili renditet i katërti me 1256 vota.
Megjithatë rezultatet mund të ndryshojnë, pasi ka ende shumë kuti për të numëruar.
The post Kush janë katër kandidatët socialistë më të votuar deri tani? appeared first on www.lexo.al.