Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ka konfirmuar për gazetarët pas daljes nga SPAK se është marrë zyrtarisht i pandehur.
Gjyli reagoi i nervozuar dhe u përplas me median, duke i shtyrë kameran një gazetareje dhe duke i thënë: “Mos më hajde nga mbrapa”.
Burime bëjnë me dije se SPAK i ka komunikuar akuzën për shkelje të barazisë në tendera, një vepër penale që lidhet me procedurat e prokurimit publik. Bashkë me të, si të pandehur janë marrë edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Hetimet kanë në fokus mënyrën se si janë zhvilluar disa procedura tenderimi në institucionin që ai drejton, me dyshime për favorizim të operatorëve të caktuar.
The post Gentian Gjyli merret i pandehur, del i nervozuar nga SPAK appeared first on Lapsi.al.