Rama kapet nga deliri, nis t’i flasë monumentit të Skënderbeut në shesh

Euforia e pushtetit që i dhanë votat e 11 Majit duket se kanë shtuar dozën e megalomanisë tek kryeministri. Kjo duket në një mesazh që Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë të martë, teksa i flet direkt monumentit të Skënderbeut. Bie në sy fakti që 61-vjeçari që ka që në 2013 në kryeministri ka deliruar pak, kur i duket se flet me Skënderbeun dhe i drejtohet me fjalët “O mbret…”.

Mesazhi shoqërohet me foton e bustit të Skënderbeut mbi kalë , ndërsa në sfond duket struktura e ngritur posaçërisht për pritjen e liderëve të Europës që vijnë pas pak ditësh për një samit në Tiranë.

“Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës” shkruan Rama.

Në të njëjtën ditë, opozita lajmëroi një protestë për manipulimet e 11 Majit, por duket se shqetësimet për shitblerjen e votës apo manipulimin e procesit, janë çështje të papërfilshme tashmë nga kryeministri që ka gjetur një rrugë komunikimi me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin dhe nuk është çudi të jetë duke pritur përgjigje nga tjetri.

The post Rama kapet nga deliri, nis t’i flasë monumentit të Skënderbeut në shesh appeared first on Lapsi.al.