Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 3 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme.
Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë.
Mbi këtë rast u lajmërua Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Agron Shehaj ndodhet në KZAZ, i cili pati përplasje verbale me drejtuesin e KZAZ.
Kjo është kundërshtuar nga vëzhguesit e Partisë Mundësia dhe me kërkesë të KZAZ 40 ka ndërhyrë policia.
Policia u ka kërkuar vëzhguesve të dalin jashtë, pasi sipas KZAZ po prishin procesin.
The post Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të “Mundësisë”/ Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve, Policia i nxjerr jashtë appeared first on GIJOTINA.