Nga Eduard Zaloshnja
Në Zgjedhjet e vitit 2021, PD-An mori 622187 vota të vlefshme dhe LSI mori 107538. Gjithsej të dyja morën rreth 730 mijë vota të vlefshme.
Në zgjedhjet e 11 majit, këto parti u futën në garë si njëkoalicion i përbashkët, me shpresë se bashkimi do të bënte fuqinë… Por të bashkuara ato morën shumë më pak vota tëvlefshme brenda vendit, krahasuar me sa kishin marrë para katër vjetësh – vetëm 480 mijë sipas një projeksioni statistikor të bazuar në 4970 kutitë e numëruara deri në momentin e këtij shkrimi (nga 5225 gjithsej).
Pra, partië e mëdha opozitare krijuan një gropë gjigande elektorale prej plot 250 mijë votash brenda vendit. Dhe kjo gropë elektorale në opozitë nuk u mbush dot nga partitë e vogla opozitare. Gjithsej ato morën vetëm 190 mijë vota të vlefshme brenda vendit. Mbi treçerekun e tyre i morën PSD, Nisma- SHB, dhe Partia Mundësia.
Edhe PS-ja e krijoi një gropë të vogël elektorale – më 2021 mori pothuaj 770 mijë vota të vlefshme, ndërsa më 11 maj mori rreth 730 mijë vota të vlefshme brenda vendit. Kjo gropë e vogël e majtë duket se u mbush pjesërisht nga Lëvizja Bashkë.
Shihni në tabelën e mëposhtme një përmbledhje të këtyre numrave.
VOTA TË VLEFSHME BRENDA VENDIT
2021
2025
Ndryshimi
PS
770,000
730,000
-40,000
PD-ASHM
730,000
480,000
-250,000
P. te vogla
80,000
190,000
+110,000
Gjithsej
1,580,000
1,400,000
-180,000
Shënim 1: Më 2021, rezultuan 83 mijë vota të pavlefshme. Sivjet rezultojnë rreth 60 mijë vota të pavlefshme brenda vendit.
Shënim 2: Shifrat janë rrumbullakosur për lehtësi leximi
The post Gropa gjigande elektorale e PD-An+LSI nuk u mbush dot nga partitë e vogla… appeared first on www.lexo.al.