Mbyllet numërimi në Kavajë, Partia Demokratike kryeson bindshëm

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë.

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) u rendit e para me 10626 vota ose 53.75 %.

Partia Socialiste ka dalë forcë e dytë në Kavajë me 7727 vota  ose 39.08 %. E treta renditet Partia Socialdemokrate me 384 vota ose 1.94 %.

Demokratët kanë rezultuar fitues jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe në të gjitha njësitë si në Luz i Vogël, Helmes, Synej, apo edhe në Golem, i cili njihej si një bastion i majtë. Në total, demokratët kanë patur një diferencë prej plus 2899 votash.

Fitorja e demokratëve në Kavajë humbet “bastin” e socialistëve, të cilët gjatë daljeve televizive shpreheshin të bindur se do të fitonin 5 me 0 në Qarkun e Tiranës, duke iu referuar të 5 Bashkive.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

 

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 10626 vota – 53.75%

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 7727 vota – 39.08 %

Partia Socialdemokrate (PSD) – 384 vota – 1.94 %

Partia Mundësia – 357 vota – 1.81%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 279 vota – 1.41 %

Lëvizja Bashkë – 206 vota – 1.04%

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 94 vota – 0.48 %

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 32 vota – 0.16%

Lëvizja Atdheu (LA) – 30 vota – 0.15%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 32 vota – 0.16 %

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 4 vota – 0.02%

 

 

 

 

The post Mbyllet numërimi në Kavajë, Partia Demokratike kryeson bindshëm appeared first on GIJOTINA.