LAJM I FUNDIT/ PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %.

Ndjek me PS me 16378 vota ose 43.12%. Në bazë të këtyre rezultateve PD merr 4 mandate ndërsa PS 3 ulëse në Kuvend.

Deri tani janë numëruar 145 kuti nga 245 gjithsej dhe gjithçka mund të ndryshojë sërish. Forcat e tjera politike nuk kanë siguruar mandate.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 6.09 % të votave, Partia Socialdemokrate 2.82%, Partia Koalicioni Euroatlantik 1.93 %, Partia Mundësia 1.13 %, Lëvizja Bashkë 0.46 %. ©LAPSI.al

The post LAJM I FUNDIT/ PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës appeared first on Lapsi.al.