Numërohen 40% e kutive në Durrës, si ndahen mandatet

Në procesin e numërimit të votave në qarkun e Durrësit, kanë përfunduar së numëruari deri tani 200 nga 493 qendra votimi, ose rreth 40% e kutive.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 30,414 vota, që përfaqësojnë 52.92% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vend të dytë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 22,382 vota ose 38.94%.

Në bazë të këtyre rezultateve dhe projeksioneve për ndarjen e mandateve, PS pritet të sigurojë 8 mandate, ndërsa PD-ASHM do të marrë 6 mandate.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 22,382 vota (38.94%)

Lëvizja Bashkë (BASHKE): 709 vota (1.23%)

Lëvizja Atdheu (LA): 128 vota (0.22%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 455 vota (0.79%)

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 30,414 vota (52.92%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 1,359 vota (2.36%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 107 vota (0.19%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 22 vota (0.04%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 299 vota (0.52%)

Partia Mundësia: 1,464 vota (2.55%)

Partia Socialdemokrate (PSD): 137 vota (0.24%)

 

The post Numërohen 40% e kutive në Durrës, si ndahen mandatet appeared first on GIJOTINA.