Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit dhe rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë, në vëmendje po rikthejmë një deklaratë të deputetit demokrat Edi Paloka.
Ky i fundit në një intervistë disa ditë më parë, u shpreh se nëse Rama fiton zgjedhjet ai nuk do të shkoj më në Parlament.
Me PS-në në krye të garës që duket se do ta qeverisë dhe për katër vitet e ardhshme, pritet të shihet nëse Paloka do të mbajë premtimin apo do harrohet.
“Për mua ajo që ka rëndësi dhe e kam thënë e po e përsëris, mua një karrige deputeti në një parlament që ta drejtojë Elisa apo Taulant Balla apo nuk e di çfarë lloji tjetër nga këta që mban Rama rrotull me kryeministër akoma atë, mua as nuk më duhet”, tha Paloka.
The post “Nëse Rama fiton sërish zgjedhjet, nuk do shkoj më në Parlament” – A do e mbajë premtimin Edi Paloka? appeared first on www.lexo.al.